Pas deklaratës shokuese të modeles në Instagram e cila akuzoi këngëtarin Adam Levine se ka tradhtuar gruan e tij, tashmë kanë dalë dhe shumë vajza të tjera të cilat kanë ‘nxjerrë zbuluar’ këngëtarin e ‘Maroon 5’, për dërgimin e mesazheve flirtuese, duke treguar bisedat në videot e tyre të publikuara në rrjetet sociale.

Një komediane e quajtur Maryka postoi të martën një seri fotosh të bisedës së supozuar me këngëtarin, në të cilën ai i thotë asaj: “Hiqe mendjen duke u q*** me mua!” Maryka postoi gjithashtu një video private që Levine i kishte dërguar asaj në të cilën ai thotë: “Unë jam budalla”, megjithëse konteksti në të cilin ai e dërgoi nuk është plotësisht i qartë.

Një grua tjetër, Alyson Rosef , postoi gjithashtu një sërë DM’s, që supozohet se i ishin dërguar nga Adami, të cilat lexohet: “Nuk duhet të flas me ty, e di?” Gjatë një bisede tjetër, kur Alyson thotë se i pëlqen vetëm muzika metalike, Levine thuhet se është përgjigjur: “Thashë nuk ka vjazë më seksi se sa ty”.
Alyson thotë se ajo mori vendimin për të postuar DM-të sepse ndihet shumë keq për gruan e Adamit dhe inkurajon vajzat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Modelja e Instagramit Sumner Stroh ishte e para që ekspozoi mesazhet e Levine , duke thënë se të dy kishin një lidhje, dhe duke treguar një shkëmbim mesazhi ku Levine foli për lindjen e fëmijës së tij të ardhshëm– “Ok pyetje serioze, do të kem një fëmijë tjetër dhe nëse është një djalë, dua ta quaj Sumner. A jeni okej me këtë? E kam shumë seriozisht!”

Në një deklaratë për TMZ të martën, Adam reagoi pas akuzave kundër tij: “Unë përdora një ‘gjykim të dobët’ duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtimi. Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe për të cilën jam penduar”.
Ai vazhdoi: “Në disa raste u bë e papërshtatshme. Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa të mëdha për ta korrigjuar këtë gabim me familjen time. Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të jem aq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoj e vetmja gjë që me të vërtetë ka rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Marr përgjegjësinë e plotë. Do do ta kalojmë së bashku.”


