Këngëtari i njohur, The Weeknd, ka festuar me miqtë e tij festonte 32-vjetorin e lindjes në Las Vegas këtë fundjavë.

Artisti është parë të shkëmbejë puthje me Simi Khandra, gjatë festës së ditëlindjes.29 vjeçarja së bashku me motrën e saj Haze Khadra, ishin prezente së bashku me të ftuarit e tjerë si Drake, Future, Tristan Thompson, Hilary Duff dhe Delilah Belle.
Në fillim të këtij muaji, artisti dhe bukuroshja u panë së bashku teksa kanë darkuar në Sunset Tower në Los Angeles. Edhe pse të dy u panë së bashku në disa raste, një burim i afërt me çiftin tregoi se ata nuk kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin pasi janë miq prej vitesh, mirëpo tashmë duket se gjërat kanë nisur të bëhen më serioze.
Simi gjithashtu është shoqe me ish të dashurën e këngëtarit, modelen Bella Hadid me të cilën ai pati një lidhje disa vjeçare.

Këngëtari i hitit”Blinding Lights” u auldua më parë se kishte nisur një romancë me aktoren Angelina Jolie vitin e kaluar, dhe më shumë spekulime u ngritën pasi ai publikoi një këngë në lidhje me takimin me një “yll filmi” më 7 janar.
Sa i përket të qenit një çift burimet treguan se “Ai ka fituar një miqësi të madhe me Angie dhe ka takuar fëmijët e saj, dhe kanë tentuar për një lidhje dashurie pasi kanë qenë në një marrëdhënie miqësore dhe vetëm biznesi. Do të ishte shumë e papërshtatshme të thuash dyshja janë çift tashmë, pasi Angelina është më shumë e përqendruar te familja e saj tani.”

