15 Gusht, 2022

“Thashë se e puthi në buzë”- Cllevio komenton përqafimin e Stresit me Noizyn në skenë: Kjo është shenjë e… (VIDEO)


Përqafimi i Stresit (Arkimed Lushaj) dhe Noizyt (Rigels Rajku) gjatë koncertit “Aplha Shoë”, më 14 gusht, nuk ka kaluar pa u komentuar as nga Cllevio (Kleviol Ahmeti).

Gjatë një videoje-live në rrjetet sociale, Cllevios iu kërkua nga ndjekësit e tij që të komentojë takimin dhe përqafimin e dy reperëve.

“I pashë ore shyqyr. Unë thashë se e puthi në buzë ore. Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh, ishte e puthur me dashuri. Edhe kjo është shenjë e mirë”– u shpreh Cllevio.

Kujtojmë se trekëndëshi Cllevio-Noizy-Stresi, ka qenë kryefjalë e mediave pak kohë më parë. Gjithçka nisi pas sherrit fizik mes Noizyt dhe Cllevios në Durrës, dhe vijoi më pas me ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale.

Pasi Cllevio u la i lirë nga gjykata, vendosi të ulë gjakrat me Noizyn dhe Stresin, duke thënë se nuk do e shante më reperin. Por ky ‘armëpushim’ zgjati vetëm dy ditë pasi Cllevio e ofendoi sërish Noizyn, gjë që nxiti një reagim të ashpër publik nga ana e Stresit në rrjetet sociale. Pas një videoje-live që realizoi, ku paralajmëronte Cllevion që “të rrijë urtë”, reperi publikoi edhe një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “Të shkel me këmbë pra.”

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Cllevio përmes disa postimeve në Instagram, ku ofendon publikisht Stresin dhe e fton që shkojë te ai që të përballen. “O Arkimed nëse e ke për mua atë “të shkel me këmbë”, dëgjo këtu. Se të shikoj që je në Vlorë, po pate b*thë se e di që s’ke b*thë hajde e do të zbres poshtë pallatit të degjeneroj. Kur them të degjeneroj, të degjeneroj mos më hap luftë ti mua ore pederast i vogël. Nga sot po të kapa do t’i shkul dhëmbët mabje mend. Dhe mos më fut më njeri për muhabet, po të kapa nga sot që më bën mua disse tit ë shkel me këmbë ti më ha k**in mua. Pederast”- shprehet Cllevio gjatë videos.

Stresi e paralajmëroi Cllevion të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok. Një fjali e dëgjuar kjo edhe nga deklarat e Noizyt kundrejt reperit. Më tej reperi ka treguar se para sherrit ai ka biseduar personalisht me Noizyn, i cili i ka kërkuar që ta ndihmojnë Kleviolin.

 

© Panoramaplus.al