28 Qershor, 2023

Thanë se kreu vetëvrasje, ish-e fejuara e Elvis Presley-t hedh poshtë deklaratat e familjarëve të këngëtarit: Po i njollosin emrin


Ginger Alden , ish-e fejuara e Elvis Presley-t, ka hedhur poshtë pretendimet e vëllait të këngëtarit të ndjerë, David Stanley , i cili së fundmi pretendoi se Mbreti i Rock and Roll-it vdiq nga vetëvrasja.

Alden tha ekskluzivisht për Page Six përmes një emaili: “Për fat të keq, familja e Elvisit kanë ndryshuar historinë dhe madje kanë trilluar disa gjëra që unë i di se janë të rreme gjatë viteve.”

Ajo shprehu më tej dyshimet e saj në lidhje me pretendimet e Stanley, duke thënë: “Njëri nga vëllezërit më vonë krijoi një histori të plotë rreth vetëvrasjes vite më parë dhe duket sikur ai e riktheu sërish atë.”

Stanley, është vëllai i Elvisit me një tjetër mama, pasi babai i këngëtarit u martua sërish pas vdekjes së nënës së tij.

Ai pretendoi në dokumentarin “Elvis’ Women” në Amazon Prime se Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it kishte marrë qëllimisht medikamente që çuan në vdekjen e tij. Sakaq, David pretendoi se Presley nuk mund të përballonte dashurinë, lëndimin, dhimbjen dhe ekspozimin me të cilin po përballej. Stanley gjithashtu tronditi shikuesit duke treguar se marrëdhëniet e pretenduara të Presley me vajzat adoleshente do të ishin zbuluar shumë shpejt në një libër, duke e bërë të vështirë për të që të vazhdonte jetën.

Pas reagimit të ashpër, Stanley fillimisht mohoi t’i  kishte bërë ato deklarata. Megjithatë, më vonë ai kërkoi falje, duke thënë: “Më vjen keq për komentet që bëra në një dokumentar për Elvisin që u filmua vitin e kaluar… Nuk ka asnjë justifikim për komentet e mia, dhe unë mund ta kuptoj plotësisht pse jeni të zemëruar”.

Ginger, e cila ishte fejuar me Elvisin para se ai të ndrronte jetë, kundërshton me forcë akuzat për vetëvrasje. Ajo këmbëngul se Presley e donte shumë jetën dhe thekson se vajza e tij, Lisa Marie , dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin të pranishme kur ai ndërroi jetë.

Ajo mohon me vendosmëri ekzistencën e ndonjë shënimi vetëvrasës: “Nuk kishte absolutisht asgjë që të tregonte vetëvrasje, KURRË asnjë ‘letër’.” Alden beson se pretendimet për vetëvrasje janë thashetheme tabloidësh dhe shpreh zhgënjimin e saj se si trashëgimia e Presley-t po njolloset.

Alden, e cila shkroi një libër për marrëdhënien e saj me Presley-n me titull ” Elvis & Ginger “, pohon se këngëtari meritonte lëvdata për arritjet e tij dhe ndikimin pozitiv që pati tek të tjerët. Ajo i qëndron faktit se vdekja e Presley-t nuk ishte pasojë e vetëvrasjes dhe i quan të turpshme akuzat. Megjithë me fundin tragjik të marrëdhënies së tyre, Alden i çmon kujtimet dhe dashurinë që ndau me muzikantin ikonë.

© Panoramaplus.al