Para disa kohësh gazetari dhe miku i Beniadës, Ervin Kurtit, deklaroi se një ish-konkurent ka cilësitë që modelja kërkonte tek një djalë. Ndonëse ai nuk përmendi emra u shpreh se kishte pritur që ajo të lidhej me të.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Beniada e konsideroi ‘të poshtër’ Ervinin dhe me humor tha se do të shkonte ta rrihte, duke shtuar se të gjithë djemtë i ka parë si miq.
“Çfarë ka thënë i poshtri? Sa të dal nga këtu do ta rrah, maçoku i poshtër (qesh). Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjëri që më ka pëlqyer, nuk na plasi zemra, nuk na bëri bam. I kam patur të gjithë miq,”- tregoi Beniada.
Kujtojmë se Beniada doli e katërta në finalen e “Big Brother VIP”. Më herët gjatë reality-showt asaj iu ofrua një kontratë pune me “Top Channel”, konkretisht në emisionin “Procesi Sportiv”. Beniada ka treguar se tashmë do shpërngulet për të jetuar në Shqipëri duke shtuar se ka qenë dëshirë e saj që e vogël.
© Panoramaplus.al
