11 Nëntor, 2021

Tha se nuk e ka paguar për dy këngë që i ka shkruar, Ardit Çuni tregon si qëndron e vërteta e bashkëpunimit me Fifin


Javën e kaluar, Ardit Çuni doli përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke humbur përgjithmonë mundësinë e fitimit të 100 mijë eurove. Artisti u nominua nga banorët bashkë me Granit Canën, por ishte Fifi, si e preferuara e publikut, që e zëvendësoi ish-futbollistin me Donald Veshajn.

fifi ardit

Pas daljes nga shtëpia, Arditi tha se mendonte që fifin e kishte shoqe të ngushtë, por ishte ajo që e nxorri jashtë, sepse e çoi në televotim me një konkurrent që ishte ndër të preferuarit e publikut.

Gjatë një interviste për “Pardon my French”, Arditi tha se kishte më shumë gjasa të dilte ai jashtë në vend të Donaldit, sepse takimi i aktorit me ish-partneren, Bora Zemani, e ngriti atë shumë lart para publikut. Çuni shkoi të martën të ballafaqohej edhe me Fifin për ta pyetur pse e bëri diçka të tillë.

fifi

Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, iu përgjigj këngëtarja.

Por pas kësaj deklarate, Arditi ka treguar të vërtetën e tij për këngët e marra pa paguar.

beniada nishani, ardit cuni (1)

Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës, sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim, sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë ‘Sa e ka Fifi tekstin?’. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…

Bëhet fjalë për këngën ‘Qaj’, që i jam shumë mirënjohës asaj për tekstin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha ‘Të lutem, ta shkruaj dhe s’do të marr lekë’. Nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi, sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi”.

fifi, granit cana (1)

Pas penalizimit që Fifi i bëri, Arditi tha:

Nuk do të përfshihesha aq shumë emocionalisht në situatën e Fifit. Hyra dje, sepse nuk kam marrë asnjë sqarim nga Fifi. Jam penalizuar në debatet me Donaldin apo Semin, sepse kam mbajtur anën e Fifit… Megjithatë, unë doja t’i jepja një sinjal që jashtë nuk po dukej mirë, ia dhashë por ajo e keqkuptoi… Unë sigurisht e fal se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe”.

ardit cuni paloma, arjola, donaldi (5)

ardit cuni (5) ardit cuni (7) ardit cuni (6) beniada nishani, ardit cuni, donald veshaj (5) ardit cuni (9) ardit cuni (8)

© Panoramaplus.al