Marsela Çibukaj rrëmbeu çmimin e madh në festivalin “Kënga Magjike 2022” me këngën “I paftuar”. E përlotur, këngëtarja u ngjit në skenë për të marrë trofeun nga fituesi i edicionit të kaluar, Alban Ramosaj, i cili ishte dhe kompozitori i kengës.

Tejmase e emocionuar, këngëtarja shprehu falenderimet për ata që e kanë votuar.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha ajo ndër të tjera.
Mirëpo një pjesë e publikut duket se nuk kanë qenë aspak dakort me fitoren e Marselës dhe shkaku ishte deklarata e fortë e këngëtarit Endri Prifti i cili nxorri zbuluar emrat e fituesve të “Këngës Magjike” dhe “Festivalit të Këngës” rreth një muaj më parë. Me anë të postimit në Instagram artisti shkroi asokohe:
“Mirmengjesi, mirdita dhe mirbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa . Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Cleareëoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”.
Njerëzit kanë vëshruar me komentet e tyre në Instagram ku shprehen se Endri ka pasur të drejtë.
“I doli fjala Endrit”- shkroi dikush.
“Bravo doli siç e pati thënë para dy muajsh Endri e Stefi”- shtoi një tjetër.
“Dhe Endri paska pasur të drejtë, ne pamë 4 netë festival për një fitues të deklaruar”– komentoi një ndjekës.

© Panoramaplus.al

