“Kim Kardashian nuk e ka tradhtuar Kanye West me Chris Paul” , kanë zbuluar burimet për Page Six, duke hedhur pretendimin e reperit të cilën e ndau me ndjekësit e tij në Twitter.

“Kjo nuk është e vërtetë, dhe fatkeqësisht është një metodë e Kanye për të sulmuar Kim për të marrë vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë që është fyese”-thotë një i brendshëm, duke iu referuar intervistës antisemitike të reperit në “Infowars”.
“Ai ka pasur dhe më parë një histori të tillë ku ka akuzuar Kim se ka pasur gjithashtu lidhje me Meek Mill dhe Drake ,” vazhdon burimi.
“Kim dëshiron të lihet vetëm në mënyrë që të fokusohet në mirëqenien e fëmijëve të tyre”, shtoi më tej.
Reperi e bëri deklaratën e fortë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Reperi, llogaria e të cilit është pezulluar që atëherë për shkak të gjuhës antisemitike, shkroi se donte të shtonte dhe diçka të fundit përpara se të largohej nga aplikacioni i mediave sociale.
“Para se të dal nga këtu, e kam kapur këtë djalë me Kim. Naten e mire.”- shkroi këngëtari i hitit “Heartless”. Menjëherë pas deklaratës rrjeti ka shpërthyer në komente nga më të ndryshmet.

Tweet-i i West përfshinte një foto të Paul, i cili është i martuar me Jada Crawley që nga viti 2011. Dyshja kanë djalin Christopher, 13 vjeç dhe vajzën Camryn, 10 vjeç.
Kardashian u martua me Ëest në 2014 dhe paraqiti kërkesë për divorc nga krijuesi i Yeezy në shkurt të 2021.
42 vjeçarja u shpall ligjërisht beqare në mars të vitit të kaluar dhe divorci i ish-çiftit u zgjidh përfundimisht disa ditë më parë.


