Reperi i njohur Noizy lajmëroi dje fansat e tij se këngëtarja Dafina Zeqiri u bë anëtarja më e re e labelit OTR.
Ai postoi një fotografi në profilin e “Instagram”-it ku shfaqej së bashku me Dafinën dhe shkruante: “Sapo e bëra pjesë të OTR”.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku disa janë dakord që Dafina është bërë pjesë e OTR, e disa të tjerë nuk janë aspak të gëzuar për këtë fakt.
Por ajo që bie në sy është edhe komenti i vetë këngëtares së njohur. Në postimin e reperit ajo ka komentuar me humor: “Je një gënjeshtar i keq”, duke mohuar kështu fjalët e Noizy-t.

Se cila është e vërteta ende nuk e dimë, le të presim se çfarë do të thonë dy këngëtarët në ditët në vazhdim.
Ndërkohë kujtojmë se së fundmi, dyshja solli bashkëpunimin e ri “A don love”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm dhe të gjithë filluan të komentonin afrimitetin mes Noizyt dhe Dafinës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
