1 Shtator, 2021

Tha se do të heqë dorë si kujdestar i saj, por babai i Britney Spears tenton të zhvasë 2 milion dollarë nga pasuria e së bijës! Ja çfarë u zbulua në gjykatë


Britney Spears ka deklaruar se babai i saj po mundohet t’i zhvasë një pjesë të pasurisë e për këtë arsye po mundohet ta zgjasë sa më shumë nënshkrimin e marrëveshjes që të largohet përfundimisht si kujdestar i saj, raporton “Page Six”.

britney spears (3)

Avokatët e këngëtares paraqitën të hënën në gjykatë dokumente sipas së cilavese babai i saj ka kërkuar rreth 2 milion dollarë si kusht për t’u tërhequr nga marrëveshja e kujdestarisë 13-vjeçare.

Britney Spears nuk do të zhvatet nga babai i saj,”- tha avokati Mathew Rosengart në një deklaratë. “As zoti Spears nuk ka të drejtë të përpiqet të mbajë peng vajzën e tij duke vendosur kushte për largimin.

britney spears (3)

Tashmë Jamie mund të detyrohet nga Gjykata që të humbasë kontrollin e financave të Britneyt.

Jamie ka pohuar se i duhen para nga vajza e tij për të paguar avokatët dhe agjentët. 68-vjeçari mori kontrollin e pasurisë së Spears prej 60 milionë dollarësh në vitin 2008.

britney spears (2)

Britney, 39 vjeç, ka thënë se marrëveshja e kujdestarisë ishte abuzive, pasi është detyruar të marrë drogë, të mos lindë fëmijë sipas dëshirës së saj dhe të vepronte kundër vullnetit të saj.

britney spears (1) britney-spears-1-1 britney spears (4) britney spears (5) britney spears (4)

© Panoramaplus.al