3 Gusht, 2022

Tha se do e organizonte falas për fansat e tij, Butrint Imeri anulon në momentin e fundit koncertin


Butrint Imeri ka anuluar koncertin që e paralajmëroi për fansat e tij në Kosovë. Pak ditë më parë këngëtari zbuloi se kishte vendosur t’i surprizojë fansat e tij me një koncert në qendër të Prishtinës, që do të organizohej falas. Mesa duket artisti ka menduar t’i kënaqë fansat e tij dhe ti ‘shpërblejë’ për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë.

“Të nderuar dashamirë e njerëz të mirë të vendit tim, unë së bashku me ekipin tim kemi vendosur të organizojmë një koncert FALAS në sheshin ZAHIR PAJAZITI në PRISHTINE, të mërkurën (03 GUSHT), ora 20:00. Ju ftoj të gjithëve për të kaluar një super natë verore!”- ishte njoftimi i Butrintit.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ka lajmëruar se koncerti nuk mund të realizohet. Në një status në rrjetet sociale Imeri shkruan se arsyeja e anulimit të koncertit është pamundësia e krijuar nga shkaqet teknike dhe organizative.

Me gjithë dëshirën për me e kalu sonte një super mbramje dhe me u mbledh nga gjithë Kosova e Diaspora, ju njoftojmë që për arsyeje teknike dhe operacionale eventi i planifikuar për sonte do të anulohet deri në një njoftim të ardhshëm për një datë të re brenda këtij sezoni të nxehtë veror. Ne po punojmë shumë që të sjellim sa më shpejt një datë të re me një organizim të veçantë për të kaluar një natë që do të mbahet mend për shumë kohë. Falënderojmë Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për bashkēpunim. Shihemi shpejt në njoftimin e ardhshëm”, ka shkruar Butrinti në Instagram.

 

© Panoramaplus.al