Një 40-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se bashkëshortja e tradhtoi me shokun e tij të ngushtë. Çifti ka një djalë 10-vjeçar, por kjo nuk e ka penguar bashkëshorten e tij që të shkojë me dikë tjetër.

Pas kësaj ngjarjeje, ai vendosi të takohet me mikeshën e partneres së tij, me të cilën u njoh rastësisht, pasi ajo është police. Ata kanë nisur një lidhje me njëri-tjetrin, vetëm sepse ai dëshironte të hakmerrej. Ja rrëfimi i plotë:
“Kam bërë seks me një police, e cila është një mikeshë e gruas sime. Nuk jam penduar aspak, sepse një vit më parë, gruaja më tradhtoi. Unë jam një burrë 40 vjeç dhe gruaja ime është 42 vjeç. Ne kemi qenë së bashku për 12 vjet dhe kemi një djalë dhjetë vjeçar.
Një ditë, macja jonë u egërsua shumë, prandaj telefonuam veterinerin. Mora telefonin e gruas dje rastësisht pashë numrin e një prej shokëve të mi. Kur hapa mesazhet, mu duk sikur tavani mu shemb mbi kokë. Aty dukej qartë që ata kishin një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.
Isha i zemëruar. Një javë më vonë, u bëra dëshmitar i një aksidenti automobilistik dhe duhej të shkoja në stacionin policor. Një shoqe e gruas sime ishte atje. Ajo është 35 vjeç dhe beqare.
Policja më dha numrin e saj të telefonit për ta përdorur në rast se do të kisha ndonjëherë nevojë. Një natë më pas, po çmendesha nga mendimet e shumta rreth tradhtisë së gruas dhe vendosa ta telefonoj.
Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe iu afrova. Ajo nuk hezitoi. Brenda pak minutash ne përfunduam në shtratin e saj. A nuk thonë: ‘Hakmarrja është një pjatë që shërbehet më mirë e ftohtë?’”.
“Dear Deidre” thotë:
“Po, por nëse jeni të kënaqur me gjithçka, pse shkruani? Tradhtia është diçka që kurrë nuk mund të konsiderohet veprim i drejtë, pavarësisht rrethanave.
Në mes të kësaj rrëmuje, është një djalë dhjetë vjeçar, prindërit e të cilit nuk e dinë se çfarë po bëjnë me jetën e tyre. Ju të paktën i detyroheni atij të zgjidhni problemet që keni.
Thuaji polices se duhet të përqendroheni te martesa juaj. Mos e përdorni atë thjesht për hakmarrje ndaj bashkëshortes suaj. Kjo nuk është e drejtë për askënd.
Gjeni një moment për t’i thënë bashkëshortes se diçka nuk shkon mes jush dhe do të donit të flisnit për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj.”
© Panoramaplus.al
