23 Shtator, 2022

Tërmeti e nxori zbuluar! Dua Lipa në Meksikë me të dashurin e përfolur, aktorin Aron Piper


Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e Meksikës prej 7,7 Rihter dhe, sapo hipi në aeroplan, u godit nga një pasgoditje e fortë. 6,9 Rihter, vetëm në agim të së enjtes.

Këngëtarja, disa orë më parë ka dhënë një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”. “Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu“, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dhuroi energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti. Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.

Në video shfaqet këngëtarja 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, me orën lokale, pikërisht kur ndodhi tërmeti.

Mirëpo, Dua ka qenë me të dashurin e përfolur Aron Piper. Pak para tërmetit ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit. Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”.

Dua festoi ditëlindjen e saj të 27-të në 22 gusht dhe udhëtoi drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë… ‘Panorama Plus’ ka vënë re se artistja shqiptare ka qenë në shoqërinë e menaxherit të aktorit dhe gjithë miqve të tij. Ata kanë postuar pamjet nga festa që i kanë organizuar Duas të cilës i kanë kënduar edhe në spanjisht këngën e ditëlindjes. Ndonëse Aron nuk është shfaqur askund, duket e pamundur që ai mos të ketë qenë në festë ku ishin gjithë miqtë e tij. Ka marrë vëmendje faktin se Dua nuk është shoqëruar nga familjarët apo mikeshat e saj të vjetra.


Kjo situatë na risolli në kujtesë fillimet e lidhjes së saj me Anwar Hadid, nga i cili u nda në nëntor të 2021. Në 2019 Dua u shfaq në ditëlindjen e tij me një tortë në duar e më pas ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.


 

© Panoramaplus.al