Një vit më parë, këngëtares së njohur Fifi i vodhën profilin e “Instagram”-it dhe ajo nuk arriti që ta rikuperonte.

Si pasojë, Fifi u detyrua që të hapte një profil të ri në këtë rrjet social, ku tani ka 184 mijë ndjekës.

Por mesa duket mbrëmjen e djeshme, dikush ka tentuar që t’i vjedhë sërish “Instagram”-in, duke hyrë në llogarinë e saj. Kësaj radhe këngëtarja e ka kapur në kohë dhe ka duke ndjekur hapat e sigurisë për të rimarrë llogarinë.
Këtë e zbuloi vetë Fifi nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku publikoi mesazhin me kodin e sigurisë që i erdhi nga “Instagram”-i duke lënë edhe një mesazh për hakuesit në tentativë.

“Qysh nuk u lodhët hala? A përnime doni me m’vjedh prap Instan a? Njo ma morët, edhe njo mos po ju dhem?”, shkruan këngëtarja.

Por duket se kësaj radhe ajo e ka gjetur edhe kush ka dashur që t’i hakërojë “Instagram”-in. Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar në “Instastory” një bisedë me Fifin, ku zbulon se ajo e ka fjalëkalimin e saj.

Në momentin që ka dashur të futet në “Instagram”-in e Fifit, asaj i ka shkuar një njoftim. “Unë tu vjedh ‘Instagram’-in e Fitit. Edhe haker u bëra, punë të fort”, shkruan Fjolla në foton ku ka postuar bisedën me këngëtaren.


