Një burrë dhe një grua janë ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit në Korenë e Veriut, pasi u kapën duke u përpjekur të iknin nga vendi së bashku me nipin e tyre 14-vjeç, ndërsa vendi ishte i izoluar nga koronairusi.
Sipas “Daily Mail”, çifti, rreth të 50-tave, po përpiqeshin të largoheshin dhe ta dërgonin nipin e tyre tek prindërit në Korenë e Jugut.

I mituri, që ishte djali i vëllait të vogël të gruas, shpëtoi nga pushkatimi për shkak të moshës së tij, por burri dhe gruaja u pushkatuan pa gjyq pasi u torturuan për të pranuar planet e tyre.
© Panoramaplus.al

