2 Prill, 2019

“Tentova të arratisem, në klasë të 7”, Sinan Hoxha kujton fëmijërinë e vështirë


Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i dashur për publikun shqiptar Sinan Hoxha ka zbuluar një histori prekëse nga fëmijëria e tij.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, kur kujtoi kohën kur ishte një nxënës shembullor dhe mësonte shumë.

Por gjithçka ndryshoi kur Sinani u shpall “vagabondi i shkollës” pasi tentoi të arratisej për një jetë më të mirë.

“Në vitin 1985 kur isha në klasë të 7 apo të 8 kam tentuar të arratisesha në një vend më të mirë se ky”, u shpreh këngëtari i cili më pas tregoi që rrezikonte të futej për 4 vjet në një shkollë vagabondash dhe të dënohej me 20 vite burg.

Por Sinani ka shtuar se dënimi i tij u reduktua në 3-4 vite burg. Gjithashtu atij iu hoq shalli i pionerit dhe iu dogj mundësia për të vijuar studimet.

Në pas këngëtari e ka bërë gjimnazin në Greqi, aty ku tregoi se ishte vërtet një nxënës i shkëlqyer.

© Panoramaplus.al