Djali i kantautorit të njohur Pirro Çako, Anthony është sulmuar në mes të parkut nga dy grabitës që tentuan t’ i vjedhin telefonin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Anthony zbulon se ngjarja ka ndodhur pesë minuta larg apartamentit të tij në Paris.

“Për pak desh më grabitën dy djem të moshës sime, në mes të parkut, 5 minuta larg apartamentit. Disa njerëz duhet të mbledhin veten në vend që të vjedhin “iPhone”-t e të tjerëve”, shkruan ai në një postim në “Instastory” ku publikon edhe një foto të vetes pas sulmit.

Fatmirësisht djali i Pirro Çakos është mirë dhe arriti që të ruante telefonin e tij nga personat që donin ta grabisnin.

“Por hej, jam gjallë dhe kam iPhone-n me vete”, shkruan më tej ai në një postim të dytë po në “Instastory”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
