18 Tetor, 2023

Tensionohet situata në studio, Megi Pojani shpërthen keq ndaj konkurentit të “Përputhen”: A do e nxirrni nga programi këtë?


Moderatorja e “Përputhen” Megi Pojani ka marrë “kontrollin” e spektaklit duke mos lejuar që shkeljen e rregullave të tij.

Së fundmi situata është tensionuar mes vajzave dhe djemve brenda programit të dashurisë,  ku këta të fundit kanë sulmuar dhe ndaluar fjalën Aurelit i cili është një ndër konkurentët e këtij spektakli.

E acaruar nga kjo situatë, Megi Pojani ka ndërhyrë duke mos lejuar kjo padrejtësi, ndërsa veprimi i saj është cilësuar nga Orjani si avokati mbrojtës i Aurelit.

“Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, tha moderatorja.

Teksa po fliste konkurenti e ndërpret Megin duke mos e lënë që ta çojë fjalën e saj deri në fund, ndërsa ajo e nervozuar tha: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?

© Panoramaplus.al