2 Gusht, 2022

Tensionet në Kosovë/ Unikkatil iu drejtohet politikanëve: Mos e jepni veriun! Të shohim për herë të parë disa që kanë b*ythë të thonë “Jo”


Pas Stresit dhe Don Xhonit, edhe reperi i njohur Unikkatil ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar, që është krijuar në Veri të Kosovës mbëmjen e 31 korrikut.

Gjatë një koncerti të mbajtur së fundmi, teksa ishte në skenë, reperi u bëri apel politikanëve që të mos e japin veriun e Kosovës.

“Do doja t’i bëja apel politikanëve tonë. Ju lutem mos e theni kurrizin, e mos e jepni veriun, se është i joni. Ju lutem për herë të parë të shohim disa politikanë që kanë b*ythë të thonë “Jo”– u shpreh reperi para të pranishmëve në koncert.

Kujtojmë se më herët kanë reaguar edhe Don Xhoni dhe Stresi në lidhje e situatën e tensionuar që u krijua në veri të Kosovës.

Don Xhoni, reperi nga Drenica, emri i vëretetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka postuar një foto të ushtrisë së Kosovës krahas së cilës shkruan: Zot shtëpie këtu ka pasur që nga ekzistenca!

Ndërsa Stresi, me anë të një statusi në InstaStory, u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.

Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.

© Panoramaplus.al