29 Korrik, 2019

Tenori shqiptar sëmuret pak ditë para koncertit: Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë, por…


Më datën 1 gusht, Ramë Lahaj ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert në Prishtinë, por mesa duket mund që të mos zhvillohet.

Arsyeja e anulimit është se tenori i njohur shqiptar është sëmurë nga një infeksion akut në fyt. Sipas një postimi të tij në profilin e “Instagram”-it, ai rrezikon që të mos performojë në sheshin “Skënerbeu”.

“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju!”, shkruan Ramë Lahaj krahas fotos ku ai shfaqet në spital.

Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ai njoftoi se më datën 1 gusht 2019, në orën 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbajnë koncertin “Rame Lahaj & Friends”.


© Panoramaplus.al