31 Janar, 2022

“Temë e mbyllur prej 3 vitesh”- Stresit ia kujtojnë akoma Kejsin, reperi: Se di pse…


Edhe pse marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit është një kapitull i mbyllur prej 3 vitesh, fansat e tyre kanë ende dëshirë për t’i parë bashkë ish-çiftin.

stresi kejsi (1)

Por reperi ka bërë të ditur se gjithçka ka marrë fund mes tyre, pasi nuk funksionoi. Ai bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, të cilët e pyetën: “A vazhdon lidhja me Kejsin, pse jeni ndarë me njëri-tjetrin?”

stresi kejsi (4)

Ndërsa reperi iu përgjigj: “Nuk vazhdon, nuk funksionon! Është një temë e mbyllur prej 3 vitesh. Nuk e di përse pas 3 vitesh bëni të njëjtën pyetje”.

stresi

Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.

stresi kejsi (5)

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

stresi (1)

Reperi dhe Kejsi jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka.

stresi kejsi (6)

Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.

 

stresi kejsi (2)stresi kejsi (3)stresi (2)stresi (3)

© Panoramaplus.al