24 Tetor, 2022

Teksa u duk se Nora kërkonte një ribashkim, Robert Berisha konfirmon pajtimin me Lauretën


Robert Berisha me fshirjen e postimeve të përbashkëta me Lauretën  në rrjetet sociale,  la të kuptohet se është ndarë nga e dashura e tij. Asgjë nuk ishte e sigurt për marrëdhënien e tyre, nëse çifti i kishte dhënë fund apo jo, deri sa burime pranë tyre konfirmuan se Roberti dhe Laureta nuk janë më bashkë.

Një postim i fundit i Robertit në rrjetet sociale, le shumë për të dyshuar se nuk janë ndarë me Lauretën.  Moderatori ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetitn, duke mos i bërë as ‘tag.’  Më shumë vëmendje merr  mbishkrimi: L-eft & Right forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).

Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale. Nuk dihet nëse “L” është për Lauretën.  Modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti.

Nora Istrefi  dha një ndër intervistat e rralla televizive përballë Donald dhe Romeo Veshajt. Dyshja u pyet kryesisht për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin. Duke iu rikthyer edhe njëherë divorcit të famshëm, këngëtarja zbuloi detaje nga jeta e saj.

E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.

Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me Robertin sot kemi marrëdhenie korrekte, distanca të kufizuara.

Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n, dëgjohemi në Whatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit. Pyetjes nëse do të ketë rikthim mes saj  dhe Robertit ajo tha: Nuk po du me u përgjigj.

 

 

© Panoramaplus.al