Teksa të gjithë janë në pritje të emisionit “Hell’s Kitchen” që këtë sezon është thënë se do të ketë surpriza, Renato Mekolli i ka habitur të gjithë me një përgjigje që i ka dhënë ndjekësit të tij.

Shefi i njohur i kuzhinës ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria. Ai ka shtuar se këtu është vetëm kalimtar!
“Intervistë me ju. Dërgoni pyetjet fansusha”, shkruan Renato në “Instastory”, aty ku dikush e pyet: “A të ka shkuar ndonjëherë në mendje të rikthehesh përsëri jashtë shtetit për të punuar?”.

“Unë jam kalimtar në Shqipëri, do të largohem përsëri”, i përgjigjet Renato. Por kjo nuk do të thotë se shefi i njohur i kuzhinës do të lërë programin e famshëm.
Në këtë bashkëbisedim me ndjekësit e tij, ai ka folur edhe për vështirësitë që ka ndjerë në fillimet e karrierës, duke qenë në një vend të huaj.

“Në një vend të huaj, dhe të jesh shqiptar, vetëm vështirësi ke”, shprehet Renato.
© Panoramaplus.al
