24 Shkurt, 2022

Teksa të gjithë po largohen nga vendi, aktori i njohur qëndron për të mbështetur Ukrainën. Qeveria: Më i guximshëm se udhëheqësit perëndimorë


Ndërsa bota po shikon e tmerruar luftën që shpërtheu këtë të enjte në Ukrainë, aktori amerikan Sean Penn vazhdon punën për të xhiruar dokumentarin e tij për VICE.

Aktori zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me presidentin e vendit dhe mori pjesë në konferencat e shtypit nga qeveria, për dokumetarin që po realizon.

61-vjeçari, i cili edhe më parë e ka gjetur veten në vijën e pushkatimit në vitin 2016 pasi ra në kontakt me mbretin e drogës El Chapo, është dukur mjaft i qetë teksa u ul në karriget e para në konferencën për shtyp në zyrat e qeverisë ukrainase këtë mbrëmje.

Më pas ai u takua me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili postoi një video të takimit të tyre në llogarinë e tij në Instagram. Biseda e tyre ishte e shkurtër, por Zelensky shkroi në mbishkrimin e fotos: “Sa më shumë njerëz dinë për luftën në Ukrainë, aq më të larta janë gjasat për të ndaluar Rusinë!”

Penn ka nisur xhirimet prej muajsh për një dokumentar që tregon përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Ai u kthye në Kiev në fillim të kësaj jave, përpara se Putini të pushtonte vendin, megjithatë duket se ka ndonjë nxitim për t’u larguar.

Dokumentari është një prodhim i VICE Studios, ‘në bashkëpunim me VICE World News dhe Endeavour Content’, tha një zëdhënës i kompanisë mediatike.

Në një postim në Facebook, qeveria ukrainase u shpreh mirënjohëse që aktori ndodhej atje. Ai u lavdërua dhe u cilësua si “më i guximshëm se udhëheqësit perëndimorë.”

“Një aktor dhe regjisor amerikan, fituesi i Oskarit, Sean Penn mbërriti në Ukrainë. Regjisori erdhi posaçërisht në Kiev për të regjistruar të gjitha ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë dhe për t’i treguar botës të vërtetën për pushtimin e vendit tonë nga Rusia. Sean Penn është ndër ata që mbështesin Ukrainën sot në Ukrainë. Vendi ynë i është mirënjohës atij për një shfaqje të tillë guximi dhe ndershmërie. Këtë mëngjes ai vizitoi Zyrën e Presidentit dhe konferencën për shtyp të këshilltarit të kreut të shtetit Mikhail Podolâk dhe zëvendëskryeministrit. Ai foli me gazetarët, me ushtrinë tonë, pa se si ne mbrojmë vendin tonë. Sean Penn demonstron guximin që u mungon shumë të tjerëve, veçanërisht politikanëve perëndimorë. Sa më shumë njerëz të tillë, miq të vërtetë të Ukrainës, që mbështesin luftën për liri, aq më shpejt do të jetë e mundur të ndalet sulmi masiv ndaj Rusisë”, thuhet në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook.

Penn po qëndron në Ukrainë, ndërsa mijëra qytetarë të tjerë përpiqen me dëshpërim të largohen nga vendi.

Ukrainasit u strehuan në stacionet e metrosë për t’u fshehur nga kaosi, ndërsa amerikanët e bllokuar përdorën edhe autobusë për të ikur në Poloni ose Rumani.

© Panoramaplus.al