Mes zërave se marrëdhënia e tyre është drejt ndarjes, duket se Meghan Markle ka vendosur disa kushte për divorcin e saj nga Princ Harry.

Shkak i aludimeve për një divorc të mundshëm ishte udhëtimi i Princit Harry në Japoni së bashku me mikun e tij Nacho Figueras, gjatë të cilit dukesha mbeti në shtëpi. Problemet mes Meghan Markle dhe Princit Harry filluan pas vendimit të Harry-t për t’u larguar nga përgjegjësitë e tij mbretërore, e cila shkaktoi një bujë të madhe dhe një krizë mes tij dhe familjes mbretërore.
Duka dhe Dukesha e Sussex tronditën një publik të tërë kur ata vendosën të rrëfenin të gjitha problemet që kanë pasur me antarët e familjes mbretërore në një dokumentar të Netflix.
E së fundmi sipas disa ekspertëve të familjes mbretërore, ka pretendime se Meghan Markle i ka vendosur disa kushte Princit nëse ata do të divorcohen.
Këto kushte përfshijnë një shumë të konsiderueshme, siç thuhet jo më pak se 80 milionë dollarë, si dhe kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet. Sakaq, Meghan duhet të ruajë titullin e saj fisnik të Dukeshës së Sussex-it në mënyrë që të pranojë kërkesën e Harry -t për divorc.


