Donald Veshaj në ditën e tij të lindjes (1 shtator) i dedikoi këngën “Hesht”, mirëpo Bora Zemani preferoi të fliste.

Ndonëse deri më tani moderatorja nuk ka zgjedhur të komentojë publikisht historinë dhe ribashkimin me aktorin, një urim për ditëlindjen e tij nuk ka munguar. Me anë të një videoje në Instagram, ku duket ajo vetë, Bora bashkangjitur shkruan: Urime, urime.

Sakaq ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në rrjet një foto e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ku shiheshin në makinë bashkë teksa aktori i prekte fytyrën Trixës. Fotoja fillimisht u publikua nga ‘Kryefjala’ por pa detaje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë një montazh.

Nga ana tjetër kujtojmë që ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit.

Fotoja e publikuar nga Semi Jaupaj ku duket aktori në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato shfaqen shumë të qeshura, bëri xhiron e rrjetit në më pak se 24 orë.


