Kanë ardhur menjëherë edhe reagimet e VIP-ave shqiptarë pas verdiktit final në lidhje me gjyqin e Amber Heard dhe Johnny Depp.

Përmes postimeve në rrjetet sociale duket se të gjithë personazhet e njohur që reaguan janë “Team Johnny”, pasi treguan mbështetjen e tyre për aktorin.
Reagimet e disa prej personazheve:
Beatrix Ramosaj
Këngëtarja publikoi në Instastory një foto të Johnny Depp duke shkruar: “E vërteta gjithmonë fiton”

Armina Mevlani
Blogerja ka treguar se është #teamjohnnydepp që në nisje të gjyqit, pasi shpesh ka postuar foto dhe statuse në mbështetje të tij. Në lidhje me triumfin e tij, Armina Mevlani shprehet se është krenare.

Dafina Zeqiri
Këngëtarja duket se po festonte me miqtë kur Johnny Depp fitoi gjyqin, megjithatë ajo nuk ngurroi të tregojë mendimin e saj për gjyqin e famshëm. #justiceforjohnnydepp, shkruan Dafina.

Mozzik
Reperi publikoi një foto të Johnny Depp duke treguar kështu që mbështet aktorin.

Dalina Buzi
Moderatorja dhe producentja shkruan: “E vërteta nuk humbet kurrë.”

Anxhela Martini
Modelja, shkruan se arsyeja pse i do kaq shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pikërisht drejtësia.

Yll Limani
Edhe këngëtari ka shprehur lumturinë e tij për fitoren e Johnny Depp.


