24 Tetor, 2022

Tea Trifoni nënë për herë të parë? Reagon ish-konkurrentja e “Pë’puthen”


 Në rrjete sociale  po qarkullojnë lajme se Tea është në pritje të fëmijës së saj të parë.

 Prej 10 javësh ish-konkurrentja nuk ishte fare aktive në rrjetet e saj sociale. Mirëpo mesa duke vet Tea ka diçka për të thënë lidhur me këto aludime. Ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram duke përdorur një audio, përmes së cilit duket se jep në përgjigje lidhur me lajmet e shtatzënisë. “Ndonjëherë ju thjesht keni nevojë të relaksoheni, dhe shijojeni jetën”.

View this post on Instagram


A post shared by Téa (@tea.trifoni)

Tea Trifoni u bë e njohur përmes emisionit të dashurisë “Përputhen”. Ajo pati dalë nga programi me Andin një prej konkurrentëve të këtij programi. Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurentja e Përputhen zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditët pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte.

Kujtojmë që Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e 22 të saj. Ndonëse kanë thumbuar në rrjetet sociale më parë, kurrë nuk i bënë publike arsyet e vërteta që i çuan drejt atij vendimi. 

© Panoramaplus.al