Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi ditën e sotme ka humbur një nga personat më të afërt të familjes.

Gjyshja e tij ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi. Ju njoftojmë se sot me datë 14.08.2023 ndërroj jetë gjyshja ime. Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në fshatin Llapashtic e Eperme-Padujevë”, ka shkruar Albatriti.

© Panoramaplus.al

