23 Nëntor, 2018

Të tjera surpriza nga “Kënga Magjike”, nuk do jenë vetëm Bora dhe Klaudia që do prezantojnë spektaklin…


Teksa kanë mbetur edhe pak këngë që të prezantohen për edicionin e 20 të “Këngës Magjike”, puna për netët finale në Pallatin e Koncerteve ka nisur.

Deri më tani, Ardit Gjebrea ka zbuluar se do t’i bashkohen në prezantim edhe moderatorja Bora Zemani si dhe balerina e njohur Klaudia Pepa.

Por mesa duket nuk do të jenë vetëm ato të dyja në këtë edicion të 20 të “Këngës Magjike”. “Blitz.al” shkruan se Arditin do e shoqërojnë edhe emra të tjerë të njohur shqiptarë, por ende nuk dihet se kush janë ata.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al