15 Dhjetor, 2018

Të shtrirë përtokë, ankthi i pikëve te Bruno dhe Olsi


Siç të gjithë e kemi ndjekur tashmë, në 20 vite të edicionit të festivalit “Kënga Magjike”, momenti i dhënies së pikëve është një moment emocionues dhe plot ankth për shikuesit, ndërsa për pjesëmarrësit në festival, ky moment është akoma më shumë emocionues, mbase edhe se vetë gara.

Paparazzi ynë gjendej mes artistësh në momentin që filluan të jepeshin pikët. Ndjehej ankthi dhe shpesh zhgënjimi i artistëve, teksa shihnin se mbase nuk kishin marrë pikët që ata mendonin se meritonin nga kolegët e tyre.

Ndërkohë, ankthin dhe emocionin e kanë shprehur më së shumti dy artistët, të cilët kishin ardhur me duete në këtë festival. Bruno, i cili këndonte me Artiola Toskën dhe Olsi Bylyku, i cili këndoi te sektori i të rinjve me Lorenc Hasramën. Ata janë ulur përtokë, madje Bruno është shtrirë, teksa ndiqnin ndarjen e pikëve.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al