Ndalesa e rradhës për Harry Styles do të ishte Danimarka.

Mirëpo një incident ka bërë që ish-ylli i “One Direction” të anullojë koncertin e tij i cili do të mbahej mbrëmjen e djeshme në Royal Arena, Copenhagen. Këto koncerte të yllit britanik organizohen në kuadër të turit të tij botëror “Love on Tour”. Bëhet me dije se arsyeja e anullimit të koncertit ishte një sulm i ndodhur në një qendër tregtare afër, ku u vranë disa persona.
Në një postim në Snapchat, Styles shkroi: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë që ishin të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Copenhagen. Jam i shokuar. Me dashuri Harry”.

Agjencia e lajmeve PA fillimisht kishte raportuar se shfaqja pritej të vazhdonte pavarësisht të shtënave pasi zbatimi i ligjit në zonë u ka treguar organizatorëve se ata lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Por shfaqja, e cila duhej të fillonte në orën 20:00 me orën lokale (19:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), u vonua dhe më pas u anulua përfundimisht.
Ju kujtojmë që “Love on Tour” ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty. Turneu u riplanifikua dhe filloi në shtator të vitit që lamë pas në Las Vegas.
© Panoramaplus.al
