3 Tetor, 2023

“Të shoh. Jam krenar për ty…”- Fansja e “zjarrtë” i bën Luizit Ejllit dhuratën më të veçantë (Foto)


Fituesi i “BBV” Luiz Ejlli është shndërruar në një ndër  personazhet më të dashura nga publiku shqiptar.

Të shumta kanë qenë edhe dhuratat që fansat e tij të zjarrtë i kanë bërë atij, mirëpo kjo e fundit e ka emocionuar jashtë mase këngëtarin.

Një bluzë që ka të stampuar imazhin e të atit, i cili prej disa vitesh ka ndërruar jetë ka qenë dhurata që fansa e tij e ‘zjarrtë’ i ka bërë Luizit.

“Të shoh. Jam krenar për ty. Vazhdo kështu”, shkruhet në bluzën e stampuar.

Ndërsa ka postuar në InstaStory një video duke veshur bluzën, këngëtari shkodran ka shkruar: “Faleminderit për dhuratën e veçantë Elisa Sava”.

 

 

 

© Panoramaplus.al