20 Korrik, 2023

“Të paçim gjithmonë të qeshur…” -Julian Deda i bën urimin e veçantë nënës së tij për ditëlindje (Foto)


Sot nëna e aktorit të njohur të humorit, Julian Deda ka ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kishte se si të mungonte urimi i djalit të saj.

Teksa ka postuar në Instagram një foto krah nënës së tij, ai ka zgjedhur fjalët më të veçanta dhe më emocionuese për të uruar femrën më të rëndësishme të jetës së tij.

Buzëqeshja e nënës, me të kënaq shpirtin. U bëfsh 100 vjeçe mam, të paçim gjithmonë kështu, të qeshur dhe me gjithë mirësinë që rrezaton…! Të du fort…!”, ka shkruar Julian Deda.

Kujtojmë që aktori shpesh herë ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me dy prindërit e tij, ndërsa kur vjen puna tek familja ai e len mënjanë humorin dhe nuk nguron që ti urojë njerëzit e tij më të shtrenjtë.

 

 

© Panoramaplus.al