Mbyllja e klabeve të natës dhe ndalimi i muzikës në lokale pas orës 200:00 ka shkaktuar zemërim tek artistët.
Këngëtarja Orgesa Zaimi reagoi me anë të një postimi në Instagram, tha se pjesëmarrja në evente nuk është grumbullimi i vetëm që “rrezikon” përhapjen e virusit por edhe ato që organizon qeveria.

Ajo tha se ndalimi i aktiviteteve muzikore është diskriminim dhe se Kryeministri Rama nuk e merr seriozisht punën që bëjnë këngëtarët.
Ogersa Zaimi shtoi se nuk është momenti për strukje në skutat e errëta të ankthit e frikës por është koha për muzikë
“Pjesëmarrja nëpër evente muzikore nuk është grumbullimi i vetëm që “rrezikon” përhapjen e virusit, ka edhe grumbullime të tjera, në mënyrë të posaçme ato që organizon qeveria, që mbartin të njëjtin ‘rrezik’. Si është e mundur që ndalohen vetëm aktivitetet muzikore? Ky është diskriminim që nëse e lidhim në kontekst edhe me deklarata të mëparshme të ndonjë ministre, i bie që Kryeministri, më së paku nuk e merr seriozisht punën që ne bëjmë. Të gjithë jemi të vetdijshëm për rreziqet e pandemisë dhe gjithësecili nga ne duhet të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm për të respektuar masat, por kjo nuk është koha për mbyllje, strukje në skutat e errëta të ankthit e frikës; është koha për të festuar fuqinë e jetës, është koha për MUZIKË! ? #NoMoreDrama,”- shkroi këngëtarja.

Ndërsa në një koment teksa replikonte me ndjekësit shkroi: “Perveç kësaj Artistët janë shumë të ndjeshëm, do ketë pasoja shumë të mëdha edhe në psikikën tonë, do fillojmë të kemi probleme me dëmin psikologjik që kjo mbyllje na shkakton ?”
/Panoramaplus.al


