Reperja Tayna u bë e famshme me një këngë kushtuar marijuanës. Por ajo është shprehur se vetë nuk është konsumatore e hashashit dhe as e duhanit.
Pas lajmeve që bëjnë thirrje që të ndalen këngët që promovojnë drogën, ka reaguar Tayna nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Aty ajo shprehet se këngëtarët nuk kanë rolin e prindërve dhe se fëmijët janë në duart e familjes jo artistëve.
Gjithashtu reperja e njohur shkruan se detyra e tyre është që të argëtojnë të rinjtë, dhe jo t’ju mësojnë të përdorin drogën.

“Në një shtet ku vetë nuk mundet të ndalë përdorimin e narkotikve ose shumë gjërave të tjera nuk ma merr mendja që ne si artistë kemi shumë peshë të madhe në veprimet e njerëzve.
Ne vetëm këndojmë edhe mundohemi të argëtojmë popullatën. Unë për vete nuk përdor asgjë nga këto, bile as duhanin që ju shumica e përdorni e që po ashtu është shumë i dëmshëm.
Kush do t’i përdorë nuk nuk i ndalim. Kush nuk do, ne nuk i japim. Tek e fundit nuk e kemi rolin e prindërve të edukjmë askënd.
Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejnë .Ju jeni rritur me muzikën Rock që po ashtu ka pasur tema të tilla. Nuk duhet të marrësh asgjë personale që thuhet në tekste të këngëve.
Asnjëherë të rinjeve nuk iu rekomandoj të perdorin lëndë te tillë”, shkruan Tayna në postimin e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
