Këngëtarja e famshme Rita Ora ka treguar se Krishtlindjen e ka kaluar nën shoqërinë e familjes. Por jo vetëm kaq, ata kanë festuar edhe nën ritmin e muzikës shqiptare.
Ishte mamaja e saj, Vera Ora ajo që publikoi në “Instastory” një video ku shfaqej 28-vjeçarja teksa kërcente me këngë e Shpat Kasapit, “Valle kosovare”.
Bukuroshja shqiptare mbante në dorë një shami dhe kërcente valle me këmbët e zbathura.

Pasi ka parë këtë video Shpat Kasapi, ai ka vendosur që ta ripublikojë videon e nënës së Ritës, ku ka lënë edhe një mesazh për këngëtaren me famë botërore: “Të këndofsha në dasëm”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
