1 Shtator, 2022

“Të kam dashur dhe të kam thyer!” Donald Veshaj vjen me dedikimin tjetër pas zyrtarizimit të ribashkimit me Bora Zemanin


Donald Veshaj thjesht nuk mund të ndalet së shkruari për Bora Zemanin. Ai ka publikuar këngën e re me titull “Hesht” që duket një dedikim i ndjerë dhe romantik rreth ribashkimit të tyre pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj.

Mes vargjesh, aktori shprehet se e ‘ka thyer’ të gjithë e dimë se është referencë e lidhjes së tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu shton se po mendon për të me lot në sy: “Tu mendu për ty jam, tu mendu sa shumë të kam dashur dhe të kam thyer. Tu mendu për ty jam, tu mendu për ty me lot në sy.”

Ai i lutet ‘asaj’ mos të larghet pasi në mëngjes ajo nuk është në shtrat dhe për këtë pyet se ‘pse nuk po na lënë bashkë: “Të lutem rri edhe pak. Mos ik këtë natë. Mëngjesi vjen dhe ti nuk je në shtrat. Pse s’po na lejnë ne me kon bashkë? E me i kap yjet nalt?”

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. A po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, Unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– janë disa nga vargjet e tjera të këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Sakaq, në referen ai i lutet mos të flasë duke u shprehur se e kupton më mirë me sy se me fjalë: “Të lutem mos fol ti. Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. Hesht e mos fol ti. Jo mos kij frikë se nuk jena tu bo faj.”

Pas daljes nga formati Donaldi i dedikoi asaj këngën ‘Nuk je’ ku shprehte ndjenjat e tij rreth mungesës së Borës dhe i lutej për dashuri. Po ashtu, në bashkëpunim me Elgit Dodën kanë shkruar një triologji rreth historisë së tyre që u publikua gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP’.

Ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit.

Fotoja e publikuar nga Semi Jaupaj ku duket aktori në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato shfaqen shumë të qeshura, bëri xhiron e rrjetit në më pak se 24 orë.

Sakaq kujtojmë që me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.

 

© Panoramaplus.al