7 Shkurt, 2020

“Të jesh gay është arsye për të festuar”, moderatori i famshëm del hapur: Arrita të pranoja veten me ndihmën e gruas dhe vajzave


Prezantuesi me famë botërore Phillip Schofield ka zbuluar se është gay, pas 27 vjitesh martesë me gruan e tij Stephanie Lowe.

Schofield, baba i dy vajzave, bëri deklaratën përmes një postimi në InstaStory.

“Sot, me të drejtë, të jesh gay është një arsye për të festuar dhe për të qenë krenar,”- shkroi ai. “Po, unë po ndjej dhimbje dhe konfuzion, por kjo vetëm për shkak të lëndimit që po i shkaktoj familjes sime.”

Schofield ka prezantuar programet e ITV përfshirë Dancing On Ice dhe This Morning, i cili fitoi çmimin National Television Award javën e kaluar.

Moderatori u intervistua nga Holly Willoughby mëngjesin e së sotëm.

“E dini, kjo gjë më ka shqetësuar për një kohë shumë të gjatë. Por të gjithë e thonë kur mendojnë se ka ardhur momenti i duhur,”– tha ai.

Gjithashtu Schofield pranoi se arriti të pranonte veten me ndihëm e vajzave dhe gruas së tij.

“Me forcën dhe mbështetjen e gruas si edhe vajzave të mia, u pajtova me faktin se jam gay. Kjo ishte ditë e madhe”- u shpreh ai.

 

© Panoramaplus.al