8 Gusht, 2022

“Të gjithë u martuan, po ti?”/ Noizy përballet me pyetjen që e ‘përndjek’ kudo, kësaj here reperi habit me përgjigjen: S’jam i zoti, vetëm këtë s’po bëj taman


Ashtu si në çdo intervistë që jep, Noizy nuk i ka shpëtuar as në intervistën e fundit pyetjve rreth jetës private.

Në të gjitha prononcimet që ka bërë rreth jetës së tij private, Noizy është shprehur se është beqar dhe do të vijojë të jetë vetëm për një kohë të gjatë. Në intervistën e fundit me moderatorin Labinot Gashi, Noizy u pyet përsëri rreth jetës së tij personale.

“Të gjithë u martuan, po ti?”– ishte pyetja që moderatori i drejtoi duke i përmendur disa nga kolegë të tijë që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha Noizy duke qeshur.

Megjithëse për momentin nuk është në kërkim të dashurisë, Noizy e ka shumë të qartë tipin e vajzës që do. Ai prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm, ndërsa vetë Noizy ka pohuar se do ta shikojmë edhe për shumë gjatë single. Reperi ka sqaruar arsyet se pse është beqar, duke theksuar se “nuk ka kohë” për një romancë. Teksa zbuloi se nuk i ka ndodhur shpesh të ketë “heart attack” nga një vajzë, Noizy tha se mundësia që partnerja e tij e ardhme të jetë pjesë e shoëbizit është “zero.”

“Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja ajo të jetë e qeta. Nuk ka shance të merrem e të lidhem e të çoj me dikë të famshme është zero”– tha Noizy gjatë një interviste për “Ditë pas Dite” në RTSH.

Teksa karriera po shkon më së miri dhe artisti po bën realitet ëndrrën e tij më të madhe, koncertin ‘Alpha’, duket se ‘ëndrrën’ e të ëmës që të bëhet vjehrre do e vonojë edhe për disa kohë për ta bërë realitet.

“Ideja është që personi që duhet të kem në krah dua që t’i kushtoj kohë, vëmendje mbi të gjitha dashuri dhe për momentin nuk e kam atë luks. Kohën e kam gjënë më të çmuar gjë që nuk e kam. Jam mjaft i angazhuar dhe është pak e hallakatur situata.”-deklaroi reperi pak kohë më parë në një intervistë.

© Panoramaplus.al