Princi Harry dhe Meghan Markle po e shfrytëzojnë sa më shumë kohën e tyre në New York!

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u fotografuan së bashku dorë për dore të hënën mbrëma gjatë udhëtimit të tyre të fundit në New York.
Çifti ishte i buzëqeshur ndërsa dolën nga Locanda Verde pasi ndanë një vakt me miqtë në restorantin italian në Lower Manhattan.
Meghan, kishte veshur një jumpsuit të zezë pa rripa “Gabriela Hearst”, me prerje të bardhë të palosur dhe flokët e saj të tërhequr mbrapa, ndërsa Harry, i thjeshtë dhe shumë shik në të njëjtën kohë me një palë panatallona dhe një këmishë blu të errët.

Kjo darkë erdhi pas një ditë të ngarkuar, me çiftin që fluturoi nga Kalifornia për Ditën e Nelson Mandelës në Kombet e Bashkuara. Princi Harry mbajti një fjalim të veçantë për nder të liderit legjendar të Afrikës së Jugut.
“Ata që nuk patën fatin ta njohin Mandelën, kanë arritur ta kuptojnë si njeri përmes trashëgimisë së tij, letrave që ai shkruante vetëm në qelinë e tij të burgut, fjalimeve që ai mbajti para popullit të tij, madje edhe atyre këmishave që ai vishte”, –u shpreh Princ Harry.
Princi Harry zbuloi edhe një foto të dhënë nga Kryepeshkopi Desmond Tutu të Princeshës Diana dhe Mandela të vitit 1997, imazhin “në murin tim dhe në zemrën time çdo ditë”.

“Kur pashë për herë të parë foton, gjëja e parë që vura re ishte gëzimi në fytyrën e nënës sime. Dukej kaq e lumtur që ishte me një shpirt tjetër kaq të përkushtuar për t’i shërbyer njerëzimit,”-u shpreh Harry.
Ai shtoi se edhe Mandela po “rrezatonte” me gjithë vështirësitë që kaloi.
Duke prekur çështjet e sotme, Princi Harry vazhdoi: “Ky ka qenë një vit i vështirë në një dekadë të vështirë”, duke pasur parasysh pandeminë globale të COVID-19, çështjet që lidhen me ndryshimet klimatike, luftën në Ukrainë, përhapjen e dezinformatave dhe “kthimin prapa të të drejtat kushtetuese këtu në Shtetet e Bashkuara”, duke iu referuar anulimit të Gjykatës së Lartë të Roe kundër Wade.
Megjithatë, ai inkurajoi dëgjuesit të “bëjnë atë që bëri Mandela” duke gjetur “kuptim dhe qëllim në luftë”.
© Panoramaplus.al
