Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, i dhanë fund romancës së tyre menjëherë pas daljes nga shtëpia. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të saj në Instagram, ku nuk munguan as statuset thumbuese ndaj aktorit.
Teksa të gjithë po presin një reagim ose “kundërpërgjigje” nga ana e aktorit, ai ka postuar sot një foto në Instastory ku ka përmendur luftën Rusi-Ukrainë.

Aktori i humorit ka publikuar një foto të ushtrisë ukrainase dhe bashkëngjitu shkruan një thënie nga ish-presidenti i Amerikës, John Fitzgerald Kennedy.
“Njerëzimi duhet t’i japë fund lufës, ose lufta do t’i japë fund njerëzimit”, shkruan ai duke e shoqëruar me flamujt e Amerikës, Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kujtojmë se ishte Beatrix ajo që konfirmoi ndarjen me Donaldin me anë të një postmi në profilin e saj në Instagram ku shkruante, “No fakte stories”( Jo histori të rreme), ku fjalës “NO” i kishte vendosur një kryq të madh duke iu referuar kështu lidhjes që pati me aktorin e humorit e cila ishte një gënjeshtër nga ana e tij. Por nga ana e Veshajt nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me ndarjen nga këngëtarja.

© Panoramaplus.al

