Letra higjenike ishte ndër produktet më të kërkuara në markete, për të cilin shumë video nga disa vende të ndryshme të botës treguan edhe “luftën” se kush do i blinte i pari për t’i pasur në shtëpi gjatë krizës së koronavirusit.

E kjo ka bërë që një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të letrave higjienike dhe produkteve të tjera të letrës të konsumit të raportojë një rritje mahnitëse të fitimeve.
Sic shkruan “Bloomberg”, aksionet e Essity AB, e listuar në bursën e Stokholm u pezulluan të martën pasi kompania raportoi fitime të kënaqshme.
Kompania tha që pandemia ka nxitur shitjet e tremujorit të parë në shumë prej tregjeve të saj “si rezultat i magazinimit midis konsumatorëve dhe shpërndarësve”.
Përpara publikimit të raportit të saj tremujor në 23 Prill, kompania tha se shitjet në tre muajt e parë të vitit u rritën me 7.8 për qind, ndërsa fitimi i vlerësuar para amortizimit të aseteve jo-materiale të lidhura me blerjen kapërcyen në 67 për qind, ose në 5.3 miliardë koronë (351 milion dollarë).
Aksionet e Essity AB u rritën me 3.9 për qind pasditen e të martës, krahasuar me 2.2 për qind të indeksit OMX Stockholm 30.
© Panoramaplus.al
