Jenny Powell është 53 vjeç, por çdokush që e sheh mendon se është shumë më e re për shkak të pamjes së saj.

Ajo kujdeset shumë për shëndetin dhe fizikun duke u marrë me joga, duke u ushqyer mirë dhe shëndetshëm, si dhe duke kaluar kohë me të fejuarin e saj Martin Lowe, i cili është 47 vjeç, shkruan “The Sun”. Jenny u takua me sportistin Martin 11 vjet më parë.
Ajo tha: “Është qesharake sepse Martin është gjashtë vjet më i ri se unë. Ai ka më shumë energji dhe më nxit të bëj gjëra që normalisht nuk do t’i bëja: si noti me ujë të ftohtë.
Dikur mendoja se ai ishte i çmendur, por më ka nxitur ta bëj për të mirën e shëndetin, pasi sjell shumë përfitime. Ai ishte personi që më bëri të ndryshoja edhe dietën ushqimore, e për më tepër të njihja produktet që përmbanin sheqer të përpunuar”.

Jenny është nënë e dy vajzave: e Connie, 20 vjeç, dhe e Pollyanna, 12 vjeç.
Njerëzit shpesh i thonë se duket si motra e vajzës Connie. Jenny ka qenë më parë në një lidhje me këngëtarin e Bros, Matt Goss dhe Take That Jason Orange.

Por përveç këtyre, Jenny në vitin 2009, zbuloi se ish-burri i saj, biznesmeni milioner Toby Baxendale, kishte filluar një lidhje. Gjatë kësaj kohe Jenny ishte shtatzënë me vajzën e dytë, Polly-n.
Jenny tha: “Ishte e vështirë. Ajo që u them vajzave të mia është, dashuria e re është diçka si një muaj mjalti, është e mahnitshme, është ajo që të gjithë duhet të bëjnë, edhe nëse zemra ju thyhet disa herë. Ka versione të ndryshme të dashurisë dhe ju duhet të provoni disa.”

Jenny u njoh me Martin gjatë krishtlindjeve në vitin 2010, në Londër, dhe ata filluan të bisedonin.
Ajo thotë: “Të takosh dikë kur je nënë është e ndërlikuar. Por ju duhet të merrni një vendim të guximshëm dhe t’i jepni një shans vetes. Po të mos mendoja kështu, nuk do të isha me Martin tani. Të gjithë na pyesin se kur do të martohemi, por jo, nuk nxitojmë për asgjë.”
Për Jenny-n, gjëja më e rëndësishme në një lidhje është argëtimi.


