30 Gusht, 2023

Të gjithë i adhurojnë këngët e saj, Adele rrëfen për herë të parë kuptimin e veçantë të disa prej hiteve të saj


Këngëtarja e njohur Adele është një ndër artistet më të dashura nga pubiku.

Ajo njihet për shndërrimin e ndjenjave të saj në tekste këngësh, të cilat shumë shpejt kthehen në hite.

Në një nga koncertet e saj të fundit në Adele vendosi që t’iu tregojë për herë të parë fansave kuptimin dhe origjinën e disa prej hiteve të saj muzikore.

“Set Fire to the Rain”, ka një kuptim të veçantë, sipas këngëtares ajo është frymëzuar për ta shkruar atë këngë pas një debati me të dashurin e saj dhe nga nervat ka dalë jashtë shtëpisë në mënyrë që ai mos ta shihte teksa ajo ishte e mërzitur

Gjatë sherrit, i dashuri i tha:”Ti nuk do të jesh në gjendje ta ndezësh atë cigare në shi”. Por ajo arriti ta ndizte dhe kjo është arsyeja që këngëtarja e ka titulluar këngën “Set Fire To The Rain”.

Ndërsa përsa i përket këngës “Turning Tables” ajo kishte të bënte me të dhe dashurin e saj i cili teksa po darkonin në një restorant kinez ai duhej që ti vendoste duart mbi tavolinë që të mos rrotullohej.

© Panoramaplus.al