Rozana Radi e ka shprehur gjithmonë dashurinë për kafshët dhe ditën e djeshme zbuloi se ka adoptuar një qen 3 muajsh të quajtur Lily.

Moderatorja dhe këngëtarja ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një foto të qenushes së saj që iu është bashkuar familjes.

“Përshëndetje ❗️ Un jam Lily. Kam 3 muaj që kam lindur dhe pasi bëra vaksinat dhe u rrita pak erdha ne shtëpinë time të re.
?Mami që më adoptoi ka kohe që më pret. Më sollën si princeshë tek shtëpia ime e re ku gjeta dhe një vëlla më të madh Pinucin. Ju puth fort Lily. Gjeta një mama “moderne” ? Jeta qenka nam fare ?”- shkroi Rozana Radi, krahas imazhit të Lily.

Megjithatë një prej ndjekëseve të saj e ka kritikuar për vendimin e marrë për adoptimin e qenushes, duke thënë se “të gjitha ata që ngelin beqarë merren me qen e mace”.
“Ngelët të gjitha beqaret me qen dhe ne mace”, komentoi ndjekësja në postim, fjalë që kanë acaruar shumë këngëtaren.

Rozana Radi reagoi ashpër duke publikuar komentet në InstaStory dhe nuk la pa përgjigje ndjekësen e saj.
Ndërsa sqaroi njëherë e mirë edhe statusin e saj, pas pretendimeve se është ndarë nga partneri i saj, duke thënë: “Se mbaj mend sa shumë kohë ka kaluar që kur kam qenë single”.

“Beqare mos je vetë shpirt se unë se mbaj mend sa shume kohë ka kaluar kur kam qenë, por edhe po te ishe ç’të hyn në xhep ty qeni, macja, ime … Ty kur të solli nëna në jetë çfarë të mësoi? Të bësh llogarinë e të tjerëve?! Pse jeni kështu moj aman ! Gra që hanë gratë! Çfarë mllefi ke që rri në Insta e të del punë me punët e botës. Bej palestër ose bej diçka që të djersitesh se çliron energjitë negative mos i nxirr këtu me emër dhe mbiemër se ja tani për dreq do të marrin portale! Edhe po e hoqe ti i kam bërë foto unë dhe do ta hedh në Story. Pse do të dështosh në daljen tënde të parë ose më mirë dëgjo mua, hap një profil falco dhe opaaaa bjeri të gjitha grave, qenve, maceve edhe zogjve po pate fuqi… Bjeri moj ç’të plasi se me adresë falco do jesh #graqehanegra #turp”, komentoi Rozana Radi.
/Panoramaplus.al




