Afërsia mes këngëtares Semi Jaupaj dhe të dashurit të shoqes së saj, Donald Veshaj, u shoqërua me kritika që në fillim të hyrjes së tyre në spektaklin e Big Brother.

Edhe pse mikja e saj, Bora Zemani “sheshoi” gjërat duke thënë se ka vetëm miqësi mes tyre, një veprim i dyshes është bërë viral.
Semi Jaupaj shfaqet e ulur ndërsa aktori i humorit i ulur mes këmbëve të saj. Në një moment, ai mbështet kokën mbi gjoksin e shoqes së të dashurës dhe Semi Jaupaj i drejtohet: “Po më dhemb c*ca”.
“Çfarë?”- e pyet Donald Veshaj, ndërsa ajo i drejtohet sërish: “C*cat, më kishe vendosur kokën tek c*cat. Akull, akull”.
Ky veprim ka irrituar ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar si të papërshtatshëm.
“Epo të fusësh shokun në mes të këmbëve, vetëm Semin kam parë apo edhe aty është duke përqafuar Borën për energji pozitive???”, komentoi një ndjekës.

Ndërsa të tjerë shkruan: “Shoqja ime e ngushtë që mban burrin tim ashtu….? Pse s’më dalin llogaritë? A po, s’jam VIP”, “Nuk e di a i fut mami këtij burrat e shoqeve në mes të shalëve, se ky nuk paska fare edukatën më elementare më duket mua ..!”, “Lum Bora për shoqen që ka. Semi edhe të dashur ta kishte Donaldin nuk do kujdesej ashtu ta mbante atë kështu?”

Nuk dihet si i ka pritur Bora Zemani këto momente mes partnerit të saj dhe shoqes së ngushtë.
/Panoramaplus.al



