Në mesin e personazheve më të njohur shqiptarë është përhapur gjerësisht një sfidë e re. Sfida ka të bëjë me nominimin e njëri-tjetrit për të treguar se sa para kanë në portofol.

Këngëtaret e njohura si Anxhela Peristeri, Rozana Radi e Eneda Tarifa e kanë pranuar këtë sfidë dhe kanë hapur portofolat e tyre.
Ato i kanë fotografuar portofolat dhe më pas i kanë postuar në “Instagram”, duke nominuar kolegët dhe miqtë.
Ndërkohë nga fotot e publikuara deri tani, vihet re se viti 2019 ka ardhur mjaft mirë për disa këngëtarë, të cilët e kanë portofolin të mbushur me euro, madje dhe kartëmonedha 100-ëshe.





