20 Korrik, 2021

“Të dy dëshironim vajzë, por …”- Do bëhet baba për herë të parë, aktori njohur zbulon gjininë e bebit. Rrëfen historinë e njohjes me gazetaren: E përqafoja çdo mëngjes


Moderatori dhe aktori i njohur Dorian Ramaliu do të bëhet baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, gazetarja Iva Vaqari zbuluan lajmin pak javë më parë me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Çifti pozuan në ambientet e banesës së tyre duke mbajtur ekon e bebit në dorë ndërsa në sy binte barku i rrumbullakosur i gazetares.

“Të bekuar nga Zoti?, dhe më të lumtur se kurrë! Iva Vaqari të dua akoma më shumë”- shkroi Dorian Ramaliu krahas fotove.

Ndërsa të ftuar në “Pushime on top”, çifti thanë se të dy kishin dëshirë që fëmija i tyre i parë të ishte vajzë, përpara se të zbulonin se do bëheshin prindër të një djali.

Dorian Ramaliu tha se partnerja e tij është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe ardhja e bebit nuk ishte planifikuar.

“Ardhja e fëmijës ishte surprizë. E kishim menduar në një moment të dytë, sa të stabilizoheshim, por më mirë kështu na bën të ndihemi akoma më të fortë edhe për punë e gjërat e tjera. Unë e di gjininë e bebit port ë dy kemi qejf për vajzë. Është djalë, edhe pse donim vajzë. Isha ambientuar gjatë gjithës kohës, sepse familja jonë na thoshte është çun, dhe tani mezi po e pres. Për emrin akoma dhe kërkojmë ndihmën tuaj,”- u shpreh ai.

Ndërsa rrëfyen edhe historinë e njohjes së tyre. Aktori dhe gazetarja u njohën në ambientin e tyre të punës dhe u lidhën pas 1 viti e gjysmë.

Dorian Ramaliu tregoi se ishte ai që ngacmonte herë pas here gazetaren dhe çdo mëngjes shkonte e përqafonte.

 “Prej katër muajsh Iva është vetë i dyti. Jemi njohur në punë. Ajo kishte ardhur në punë, kisha folur dhe kisha komunikuar disa herë më përpara. Rreth 1 vit e gjysmë ishim kolegë. Unë e ngacmoja herë pas here, shkoja e përqafoja në mëngjes. Kjo thoshte “ik më lër rehat”, e kështu. Ka pasur shumë punë ky muhabet derisa arritëm këtu. Gjërat rrodhëm natyrshëm, kur u lidhëm ua treguam familjarëve. U bë fejesa, morëm shtëpinë, tani kemi rreth 5-6 muaj që jetojmë bashkë,”- treguan ata.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al