Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Dyshja të cilët u njohën, u dashuruan dhe u martuan me njëri-tjetrin brenda “Big Borther Vip”, janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me fansat e tyre të ‘zjarrtë’ momente nga jeta e tyre personale dhe profesionale.

Së fundmi Kiara ka postuar në Instagram një foto ku shihet pranë Luizit, i cili e ka shoqëruar atë në emisionin “DWTS Fan Club”, që ajo moderon.
Pas përfundimit të emisionit dyshja pozuan bashkë pranë një makine të mbushur me lule teksa Luizi mbante në duar një dhuratë të madhe.
“Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot. Faleminderit për dashurinë që na jepni çdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën. Faleminderit dhe bashkëshortit që nuk më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë”, ka shkruar ish-banorja, duke treguar kështu që bashkëhsorti i saj e mbështet atë në çdo hap të karrierës së saj.

Prej kohësh është përfolur se Kiara është në pritje të ëmbël, megjithëse lajmi akoma nuk është konfimruar nga çifti.

Nga ana tjetër të shumta kanë qenë edhe postimet e Luizit në rrjetet sociale që nxitën akoma më shumë dyshimet e publikut se moderatorja dhe ai së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Mirëpo sipas disa burimeve për “Prive” moderatorja është tre muajshe shtatzënë, ndërsa lajmin e ëmbël dyshja kanë vendosur që ta mbajë privat për pak kohë.



© Panoramaplus.al

